Spitali i Pejës filloi operimet me proteza gjuri dhe kërdhokulle
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka filluar vendosjen e protezave të gjurit dhe kërdhokullës, sipas një njoftimi të vetë spitalit. Shërbimi ka hyrë tashmë në javën e tretë, pasi spitali u furnizua me proteza nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).