Rama dhe Mickoski promovojnë sistemin “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë
Kryeministrët e Shqipërisë, Edi Rama, dhe i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, promovuan të dielën sistemin e integruar të kontrollit kufitar “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë. Sistemi synon ta bëjë më të shpejtë kalimin e kufirit.