Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes qafës Strazhë
Qarkullimi i automjeteve të rënda është ndaluar në rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes qafës malore Strazhë. Ndalimi ka hyrë në fuqi në orën 18:00, sipas Ndërmarrjes Publike „Rrugët e Maqedonisë“.