Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk shfuqizohet, rregullimi i saj transferohet në një ligj tjetër
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, ka mohuar që propozimi për fshirjen e Nenit 120 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor do ta shfuqizonte shtyllën e dytë të pensioneve. Sipas tij, rregullimi i kontributit po transferohet në një ligj tjetër.